Google feston 17-vjetorin e themelimit

Gjiganti teknologjik, Google, ka festuar 17-vjetorin e themelimit.

Google ka festuar përvjetorët e saj me nga një logo të re që nga viti 2012.

Sivjet Google ka vendosur të përdorë një logo “të vjetër” në të cilën shihet një kompjuter, një lamp dhe logoja e Google 1998.

“Për 17-vjetor, po ju rikthejmë në hapat tanë të parë”, kanë përshkruar themeluesit e kompanisë logon e re, raporton “The Guardian”, transmeton koha.

Google ka pranuar se nuk është e sigurt për datën e saktë të themelimit, por shtator 1988 ishte muaji që investitori Andy Bechtolsheim kishte dhuruar një çek në vlerë prej 100 mijë dollarëve, një vit pasi ishte regjistruar ‘domaini’ google.com.

Google tani ka 57 mijë punëtorë në më shumë se 40 shtete.

Artikulli paraprakYoung: United synon të fitojë katër trofe këtë sezon
Artikulli vijuesLe të imagjinojmë një botë PA MUSLIMANËT