Google ju tregon se cilin telefon në Android duhet ta blini!

Tani në treg ka shumë telefona të mençur që bazohen në sistemin operativ Android, duke mundësuar përdoruesve të sistemit operativ të Google të zgjedhin disa prej tyre.
Megjithatë, kur ke shumë zgjedhje është më e vështirë për të marrë vendimin e duhur, sidomos kur e kemi ndërmend ndërrimin e pajisjes telefonike.
 
Pa bërë shumë zhurmë, Google e ka shtuar një shërbim të ri në Android.com, i cili quhet ‘Which Phone’, dhe mundëson përzgjedhjen e telefonit ideal të bazuar në Android, në bazë të nevojave dhe preferencave tuaja.
 
Për të sjellur rezultatin magjik të top 3 telefonave më të përshtatshëm, Which Phone ju pyet për mundësitë që më së shpeshti/shumti i përdorni në tëlëfonin tuaj, në një listë prej 12 opsioneve.
 
Mundësitë ndryshojnë prej ‘shkrepjës së fotografive’ deri tek ‘shprehja e stilit tim’. Kur bëni përzgjedhjen e tri opsioneve, klientët që jetojnë në SHBA kanë edhe mundësinë e përzgjedhjes së operatorit telefonik.
 
Which Phone është mjet që mund të përdoret nga të gjithë, dhe mund të jetë zgjidhja e dilemës së përzgjedhjes së telefonit tuaj të ardhshëm në Android. (Telegrafi)
Artikulli paraprakPO TË ISHE INVALID i LUFTËS – Episodi 2
Artikulli vijuesTë rinjtë dhe seksi