Varësia nga interneti, më të rrezikuar personat në karrierë

Personat në karrierë me një pozicion të mirë pune janë ata që kanë rrezikun më të lartë që të krijojnë varësi nga interneti, bën të ditur agjencia italiane e lajmeve “ANSA”, duke iu referuar një studimi të realizuar nga studiuesit e “Northampton Business School” dhe “Henley School of Business”.

Sipas specialistëve, kjo varësi sjell pasoja në shëndet si ankthi, depresioni, izolimi social etj. Në studimin e realizuar u përfshinë 516 individë nga 18-65 vjec me pozicione të ndryshme pune.

Me fjalë të pakta, ata që rrezikojnë më shumë nuk janë të rinjtë që ende nuk janë pozicionuar mirë në tregun e punës por pikërisht personat që tashmë e kanë një pozicion stabël e të mirëpaguar pune.

Në mbarë botën janë mbi 2 milionë persona që përdorin internetin për punë, për të hyrë në rrjetet sociale, për të kërkuar informacione të ndryshme etj.

Artikulli paraprakNSA ka instaluar fshehtas 100 mijë programe në kompjuterë të botës
Artikulli vijuesSiri: Regjimi i Esedit përdor edhe skamjen si armë