Mozilla me shkarkues të ri për instalim të Firefox-it në Windows

Mozilla ka paraqitur një “instalues fundor” të ri në ndërtimet nightly të shfletuesit Firefox, duke marrë një ide nga shfletuesi Chrome.

Instaluesi i Mozilla-s është për momentin vetëm për Windows (pa tregues që ka plane edhe për platforma të tjera) duke vepruar si një ekzekutues i vogël që kur të shkarkohet dhe përdoret, automatikisht gjen arkitekturën e një makine të përdoruesit dhe merr një vend lokal të shkarkimit për skedarët kryesorë (për shpejtësi më të madhe).

Duke postuar në blogun e saj Quality, Mozilla thotë që veçoria e re e bën “instalimin e Firefox-it për desktop që të ndërtohet më shpejt dhe lehtë për përdoruesit e Windows-it”.

Instaluesi i ri vjen pak ditë pas lëshimit të Windows 8

Sikur Google, Mozilla e di që shpeshtësia e përditësimeve të saj dhe numri i versioneve alternative në dispozicion të softuerit, mund të sjellin vështirësi për përdoruesit e rinj (ose ata me njohuri të pakta për kompjuter) për të gjetur shkarkimin e duhur. Me planin për lëshim të Windows 8 në fund të muajit (në katër edicione, që përfshin ndërfaqen e re Metro), instaluesi i ri vjen në kohën e duhur dhe është në gjendje që të gjejë llojin e sistemit operativ dhe të shërbejë versionin e duhur.

Në Mac, Mozilla teorikisht do të mund të përdorte dyqanin Mac App Store për të kontrolluar instalimet, por nuk është e qartë nëse ndërmarrja synon të paraqesë shfletuesin e saj në dyqanin që kontrollohet nga Apple.

Nëse jeni një përdorues i shfletuesit Firefox, klikoni këtu dhe shkarkoni versionin përkatës nightly dhe provojeni atë.kohaislame

Artikulli paraprakGoogle bëhet kompania e dytë më e vlefshme teknologjike
Artikulli vijuesNesër lirohet Sami Hamiti