Google “kërcënon” Francën?

Gjigandi i internetit,”Google”, ka kërcënuar se do të përjashtojë faqet e mediave franceze nga rezultatet e kërkimit, nëse Franca miraton ligjin që do të detyrojë kërkuesit të paguajnë për transmetimin e përmbajtjes.

“Google” i ka dërguar letër disa ministrive franceze këtë muaj dhe ka theksuar se “nuk mund ta pranojë” një veprim të tillë dhe se pasojë e kësaj do të jetë eliminimi i lidhjeve të ueb-faqeve të mediave franceze.

Në letër thuhet se mbijetesa e “Google” do të vihet në rrezik në qoftë se kompania duhet të paguajë mediat për shfaqjen e linqeve që drejtojnë tek përmbajtja e tyre.

Kompania ka rikujtuar se ajo çdo muaj kontribuon me realizimin e katër miliardë “klikimeve” drejtë faqeve të mediave franceze.

Botuesit e gazetave kryesore franceze, muajin e kaluar i kanë bërë thirrje Qeverisë që të miratojë ligjin që obligon kërkuesit e internetit, siç është “Google”,që të paguajnë për përmbajtjet.

Ata argumentojnë se një ligj i tillë do të zgjidhte mosmarrëveshjet disavjeçare me “Google”, që merr të ardhura nga reklamat në faqet përmes të cilave përdoruesit kërkojnë përmbajte të caktuar të mediave.

Ministri i Kulturës, Orel Filipetti, ka thënë këtë javë se e mbështet idenë. Ndërsa, departamenti i kompanisë “Google” në Francë ka thënë se ky ligj do të ishte i dëmshëm për internetin, përdoruesit e internetit dhe ueb-faqet informative që kanë përfitim nga trafiku i madh.

Gazetat në mbarë botën janë nënshtruar ndaj një presioni meqë versionet e tyre të shtypura kanë më pak përfitime nga reklamat, derisa lexuesit në internet refuzojnë të paguajnë për qasje në faqet e tyre, meqë një pjesë të madhe të përmbajtjes mund ta gjejnë falës në internet.kohaislame

Artikulli paraprakApple garanton patentën e dizajnit për iPad-in origjinal
Artikulli vijues“Bllaca e kërcënonte Shaban Sylën me fotografi”