Google ofendon myslimanët, ky ishte zbulimi i fundit

Gjiganti i kërkimeve Google është detyruar të kërkoj falje pas gabimit algoritmatik të kërkimit, ku nëse shtypje informata pozitive rreth Myslimanëve dhe terrorizmit, në fakt të jepte lidhje negative mes këtyre dyjave.
Ky sygjerim ofendues u zbulua fillimisht nga bloger musliman amerikan, Hind Makki, që ti përgjigjej deklaratës së Hillary Cllinton dhënë javën e kaluar në debatet për zgjedhje ku ajo tha se myslimanët duhet të jenë “në vijnë e parë të frontit” në luftën kundër terrorizmit.

Makki kërkoi “American Muslims report terrorism’ (Muslimanët amerikan raportojnë terrorizmin) në Google, duke kërkuar një studim të vitit 2013 të Universitetit Duke, ndërsa për habinë e tij, Google i kishte sugjeruar ““Did you mean: American Muslims support terrorism?” (A do të thuash: Myslimanët amerikan përkrahin terrorizmin) thuhej në motorin e kërkimeve.

Makki e përsëriti këtë në shumë variacione, por gjithnjë merrte të njëjtën përgjigje, e pastaj e postoi në Twitter këtë.CbB5LKgXEAABPjQ

Shumë bloger të tjerë e provuan këtë në kompjuterët e tyre, për të parë atë çfarë po ndodhte në Google, por rezultatet ishin të njëjta.

Kompania nga Kalifornia i ishte përgjigjur duke thënë se algoritmat funksionin në bazë të fjalëve që më së shumti njerëzit i bëjnë në hapësirën për kërkim dhe se aty nuk ka dorë njeriu që e ka bërë këtë gabim, u shpreh stafi.

Ndërsa Makki ka thënë se në fillimi ishte për të qeshur, por edhe gjithashtu e mërzitshme të marrësh përgjigje se çfarë njerëzit kërkojnë më shumë në Google lidhur me myslimanët.

Google në anën tjetër inkurajon të gjithë ata që shohin sugjerime ofenduese ta raportojnë, dhe njëjtë si ndodhi me atë që vërejti Makki, si dhe duke ardhur me një deklaratë kërkim falje./KohaIslame

Artikulli paraprakDuhani shitet brenda gjimnazit në Ferizaj
Artikulli vijuesPse sulmohet hoxhë Irfani?