SIRI – 32 TË VRARË BILANCI I FUNDIT I DHUNËS NË VEND

Dhuna qeveritare në Siri shkaktoi dje 32 të vdekur, mes tyre 22 civilë të vrarë nga trupat e regjimit të presidentit Asad dhe 10 dezertorë, sipas bilancit të fundit të bërë publik nga Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).

Civilët u vranë në zona të ndryshme të vendit, tetë në Hama dhe dy në Homs, tre në Idleb pranë kufirit turk, katër në Alep, katër në Damask dhe një në Raqa.

”Dhjetë dezertorët u vranë në Damask”, tha OSDH./trt/kohaislame

Artikulli paraprakObama shkrin ndihmën 147 milionë dollarësh për palestinezët
Artikulli vijuesEgjipt, protesta të dhunshme, një i vdekur