Google paraqet butonin për shpërndarje Google+

Në të njëjtën ditë kur u bë lëshimi i shërbimit të vet në cloud, Drive, Google gjatë të martës ndërmori një hap të mëtejshëm në ndërlidhjen e rrjetit shoqëror përgjatë uebit, duke e paraqitur butonin e ri për shpërndarje në Google+.


Ngjashëm me butonat shpërndarje për Facebook që mund të gjenden në pothuajse tërë internetin, butoni i ri Google+ Share ua mundëson poseduesve të uebfaqeve që t’i ndihmojnë përdoruesit e Google+ që më lehtësisht të shpërndajnë përmbajtje në rrjetin shoqëror të Google. Ai i bashkohen butonit ekzistues +1 që ua mundëson përdoruesve të Google+ të tregojnë se ata e pëlqejnë një faqe ose artikull. Google thotë që butoni i ri për shpërndarje është i mirë për përmbajtjen të cilën përdoruesit mund të duan ta shpërndajnë.

“Kur vizitorët tuaj gjejnë diçka interesante në faqen tuaj, nganjëherë ju dëshironi të nxitni një vërtetim të thjeshtë (si +1),” tha Rick Borovoy, i cili është menaxher i produktit për Google+, në një postim në blog gjatë të martës. “Sidoqoftë, herë të tjera, ju dëshironi që t’i ndihmoni menjëherë përdoruesit që të shpërndajnë me shokët e tyre. Butoni i sotshëm për shpërndarje i Google+ ua mundëson kryerjen e po asaj./pcworldalbanian/kohaislame

Artikulli paraprakZemra e mashkullit dhe e femrës
Artikulli vijuesOficerët amerikanë mësojnë se "Amerika është në luftë me islamin:"