Kur Microsoft-i lajmëroi paketën e re të abonimit në Office 365 të bazuar në cloud, ndoshta studentët ishin duke u ndjerë pak të lënë anash.
Por Microsoft-i zbuloi planet për një edicion me çmim të ulur universitar të platformës online të Office. Microsoft-i ka lajmëruar një version të ri të Microsoft Office 365, që do të quhet Office 365 University dhe do të jetë i dizajnuar për studentë dhe do të lëshohet në tremujorin e parë të vitit 2013.
Nëse e plotësoni kushtin ju do të blini një kopje të Office University 2010 ose Office University për Mac 2011, Microsoft-i do të ju ofrojë një abonim pa pagesë në Office 365 University kur të lëshohet.
Edicioni Microsoft Office 365 University do të ketë disa veçori
Edicioni Microsoft Office 365 University do të shitet me pakicë për 79.99 dollarë për një licencë katër vjeçare dhe dy përdorues të kompjuterit, ose ashtu siç tregon Microsoft, rreth 1.67 dollarë në muaj për Office 365.
Edicioni Microsoft Office 365 University do të ketë këto veçori:
Word, Excel, PowerPoint, Outlook, OneNote, Access, Publisher . 20 gigabajtë shtesë të ngarkesës në Skydrive, për një total prej 27 gigabajtëve. Çdo përdorues i Skydrive merr pa pagesë 7 gigabajtë. 60 “minuta ndërkombëtare” për muaj në Skype.
Kjo do të jetë e mirë për studentët që studiojnë jashtë vendeve përkatëse dhe do të mund të ofronte një rrugë për të përfituar më tepër përdorues të Skype-it në shërbimet me pagesë.
Microsoft-i nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë të lëshimit, e gjitha që dimë është që kjo është në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. /CIO
You Might also Like
Microsoft investon 3.5 miliardë në RIM?
Kohëve të fundit është pak të thuhet se prodhuesi kanadez i telefonave të mençur mobil,…
By
1 Min Read
SMSAlarm lokalizon telefonin tuaj të humbur Android
Një gjë shumë e mirë për smartfonët është që ata vështirë të humbin. Në fakt,…
By
2 Min Read
NPD DisplaySearch: Tableti i HTC me Windows 8 është në prodhim e sipër
Lajmi më i fundit nga NPD DisplaySearch thotë se HTC po punon mbi një tablet…
By
1 Min Read
SHBA dhe Japonia me sistemin më të madh për thithje të dioksid karbonit
Në këtë stad të funksionimit, Petra Nova mund të thith mbi 5.000 ton CO2 në…
By
1 Min Read
Vodafone Germany paditet për ruajtje të të dhënave
Një konsumator gjerman sapo ka paraqitur në Gjykatë një padi për operatorin mobil Vodafone, pasi…
By
4 Min Read
Firefox 19 vjen me lexues të PDF-ve dhe veçori të tjera
“Ju nuk mund ta ndalni progresin” thotë një thënie dhe kjo është e vjetër për…
By
4 Min Read
