Duke theksuar se çdo besimtarë ka një marrëveshje me Allahun, Görmez në vijim të fjalës së tij u shpreh se ai që e harron këtë marrëveshje është qafir (mohues), ndërsa ai që e kujton atë është besimtar.
STAMBOLL (AA) – Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Görmez, ishte i pranishëm për faljen e namazit të sabahut, në Xhaminë Blu në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fjalën e tij të mbajtur përpara namazit, Görmez ka folur për rëndësinë dhe virtytet e namazit të sabahut. “Namazi është takim me krijuesin e gjithësisë, Allahun. Fatiha është dialog me Allahun. Namaz do të thotë takim 5 herë në ditë me Zotin tonë. Rini, mos e neglizhoni asnjëherë namazin pasi koha më e bukur për ibadet është rinia”, është shprehur ai.
Duke theksuar se çdo besimtarë ka një marrëveshje me Allahun, Görmez në vijim të fjalës së tij u shpreh se ai që e harron këtë marrëveshje është qafir (mohues), ndërsa ai që e kujton atë është besimtar.
Görmez në vijim të fjalës së tij ka theksuar se ai i cili i qëndron besnik kësaj marrëveshjeje do të jetë i lumtur, ndërsa ai që nuk i qëndron besnik asaj dhe prishin rendin, do të jetë të mallkuar.
Ai ka theksuar se nga shkaqet që çojnë në prishjen e kësaj marrëveshjeje janë; shqetësimi për furnizimin, posti, tregtia dhe tema të ngjashme me këtë. Në vijim të fjalës së tij duke cituar edhe një verset kuranor ku përmendet se “Allahu i jep kujt të dojë furnizim dhe ja merr kujt të dojë atë”, Görmez ka nënvizuar se ata të cilët kanë frikë për riskun (furnizimin) janë të lidhur dhe të ngushëlluar vetëm me jetën e kësaj bote, si dhe gëzohen vetëm me këtë botë.
Në vazhdim, Görmez tha se feja Islame është një fe e lehtë, sade dhe e kuptueshme.
“Feja Islame është e kuptueshme dhe po kaq sade, e thjeshtë. Besoni që kjo fe nuk është aq e vështirë sa diskutimet e hoxhallarëve. Ajo është e hapur dhe e pastër. I dërguari i Allahut ka thënë: ‘Po ju lë mbi një rrugë të kuptueshme.’ Këtë rrugë e vështirësuam ne. Ne hoxhallarët e vështirësojmë. Popujt, vendet dhe njerëzimi ka edhe kohëra të vështira. Ej rini, po kalojmë në një periudhë të vështirë të muslimanëve. Duatë (lutjet) tuaja janë më të pranueshme se tonat. Lutuni. Lutuni që Allahu të largojë retë e zeza të cilat ndodhen mbi botën Islame. Lutuni që Allahu të mbajë larg botën Islame nga ligësia, ngatërresat dhe ndarjet. Lutuni që Allahu ti japë edhe njëherë lavdi botës Islame. Udhëzimi i njerëzimit është i lidhur ngushtë me kuptimin dhe jetesës së drejtë të fesë islame. Ky shekull është shekulli i pritjes, por jo siç thonë disa, i pritjes së shpëtimtarit. Ky shekull është shekulli i pritjes së drejtësisë, së vërtetës dhe mëshirës. Allahu i tregoftë gjithë njerëzimit rrugën e udhëzimit. Mos na lëntë qoftë edhe për një kohë sa hap e mbyll sytë vetëm për vetëm me egon tonë”, është shprehur Görmez.
Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë në fjalimin e tij përdori shpesh citime dhe thënie të profetit Muahmmed (as). Përmes tyre ai i bëri thirrje të rinjve dhe pjesëmarrësve të kenë një marrëdhënie të drejtë me nënën, babain, bashkëshorten, fëmijët, shokët, sendet dhe universin.