“Muslimanët sot si asnjëherë tjetër në historinë e tyre po e zhduknin me dorën e njëri-tjetrit nderin dhe dinjitetin që gëzojnë”, tha Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gërmez gjatë një vizite në Arabinë Saudite.
Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gërmez vazhdon kontaktet në Arabinë Saudite, në kuadër të vizitës së tij zyrtare dyditore në këtë vend.
Në Riad Gërmez u takua me Kryemyftiun Abdylaziz Al-Sheji dhe anëtarët e Këshillit të Udhëzimeve Fetare, ku tha se sot umeti islam është i përçarë dhe në konflikt. “Myslimanët sot po e shkatërrojnë me dorën e njëri-tjetrit nderin dhe dinjitetin që gëzojnë”, theksoi Gërmez./trt/