Egjipt, treni del nga shinat, 17 të vdekur

Një tren ushtarak, i cili mbante rekrutët, ka dalë nga shinat në jug të kryeqytetit të Egjiptit, Kairo, duke lënë të vdekur 17 persona e të plagosur 103 të tjerë.

Treni ishte duke udhëtuar drejt një kampi ushtarak në Kairo, kur doli papritur nga shinat në zonën Badrashin të Gizas. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Rrugët e Egjiptit dhe hekurudhat kanë një siguri të dobët. Nëntorin e kaluar 50 fëmijë vdiqën, pasi treni u përplas autobusin e tyre të shkollës.

Ministri i transporteve dhe krerët e autoriteteve hekurudhore u detyruan të jepnin dorëheqjen menjëherë pas përplasjes, që ndodhi në nëntor pranë Manfalut, 350 km në jug të Kairos.

Hetimet e mëvonshme zbuluan se barriera në kryqëzim nuk ishte mbyllur, sepse operatorin e sinjalit e kishte zënë gjumi.

Incidenti i së hënës ndodhi, teksa treni ushtarak po drejtohej nga Egjipti i sipërm drejt Kairos.

Pasagjerët e plagosur në aksident janë dërguar në spital, bëri të ditur qeveria lokale e Gizas. Një dëshmitar tha se pa një duzinë trupash të vdekur në vendngjarjen e aksidentit.

Incidenti i fundit mund të rrisë presionin ndaj qeverisë për të përmirësuar sigurinë e trenave. 4 vite më parë, 18 persona u vranë dhe rreth 12 të tjerë u plagosën, pas një përplasje mes 2 trenave pasagjerësh, sërish në zonën e Gizas.

Ndërsa në 2002, një tren shpërtheu në flakë në Kairo, duke vrarë 373 persona./tch/kohaislame

Artikulli paraprakPacolli nuk beson se do të lidhet koalicioni PDK – AAK
Artikulli vijuesSiri, sulmohet universiteti i Alepos, 80 të vdekur