Grabovci: Edhe PDK përkrah hetimin e SHIK-ut

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci tha të enjten para deputetëve të Kosovës se foltorja e Kuvendit është bërë vend ku po fyhen të gjithë. Ai tha se nuk mbet institucion as përfaqësues i popullit i ndershëm, pa u fyer në këtë foltore.

Ai tha se edhe PDK ka kërkuar që të hetohet SHIK-u dhe i ka dhënë mbështetje të fuqishme kësaj çështjeje.
 
“Të hetohen të gjitha dukuritë negative që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës dhe të gjithë kriminelët të dalin para gjykatës”, u shpreh Grabovci, por duke kërkuar që foltorja e Kuvendit të mos përdoret siç po përdoret që 15 vite për t’i manipuluar qytetarët me fatkeqësitë dhe tragjeditë e tyre familjare.kohaislame
Artikulli paraprakKerry i kërkon Kongresit amerikan ushtrimin e forcës kundër ISIS
Artikulli vijuesUP-ja ua shkëputi kontratat dhjetëra asistentëve të Mjekësisë