Ministri Hasani, vihet në “siklet” në Bruksel, nuk di të lexojë (Video)

0
278

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka promovuar ditë më parë turizmin e Kosovës para ministrave të vendeve të BE-së.

Por, ministri Hasani, duket se nuk qëndron mirë me gjuhën angleze.Për një moment, derisa sa ai po promovonte turizmin e Kosovës, hasin në problem se nuk ka përkthim nga gjuha shqipe në atë angleze, dhe ministrit Hasani i kërkohet të vazhdojë fjalimin e tij në gjuhën angleze ose ndonjë tjetër gjuhë zyrtare.

Por, këtu fillon ngecja e tij.

Hasani në pamundësi të vazhdojë fjalimin e tij në gjuhën angleze, vazhdon në shqip derisa kolegu pranë tij, i biri i Fatmir Limaj  merr përsipër të përkthej në anglisht për të kuptuar të tjerët.