Adem Grabovci ka dhënë dorëheqje nga posti i shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.
Po botojmë në tërësi edhe letrën e Grabovcit dërguar mediave:
Ditëve të fundit janë publikuar biseda në medie të cilat kanë pasur për objekt emrin dhe autoritetin tim politik e njerëzor. Me siguri këto kanë krijuar një ambient jo të këndshëm për opinionin publik, institucionet e vendit, PDK-në, por edhe për mua dhe familjen time.
Me qëllim të reagimit tim moral dhe politik ndaj një çështje të tillë dhe hapjes së mundësisë së trajtimit adekuat ligjor të këtij rasti, i cili ka prekur edhe privatësinë, por edhe autoritetin e subjektit politik dhe timin personal, ofroj dorëheqje nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së.
Unë jam përpjekur vazhdimisht që angazhimi im të jetë çdo herë në kuadër të ligjeve dhe normave demokratike dhe për të mirën e vendit dhe qytetarëve tanë. Vazhdoj të besoj se të gjithë duhet të angazhohemi për një shtet demokratik, ku respektohet ligji, por edhe liritë individuale të secilit prej nesh. Do të vazhdoj të mbroj të drejtat e mia, por edhe të secilit qytetar kur ato cenohen si dhe të respektoj institucionet dhe shtetin tonë.
Gjatë jetës sime dhe aktivitetit politik jam atakuar shpesh dhe pasojat nuk janë bartur vetëm nga unë, por edhe nga grupimi politik dhe nga familja ime, që çdo herë ishin afër meje sikur edhe në rastin në fjalë. E di se në momente të caktuara edhe jam sfiduar, por edhe i kam tejkaluar ato, në një mënyrë tjetër edhe tash po sfidohem.
Falënderoj të gjithë ata me të cilët kam bashkëpunuar si Kryetar i GP si dhe PDK-në për besimin e dhënë.
Me respekt, Adem Grabovci
You Might also Like
Tensionet në Maqedoni me prapavijë politike
Mbi 68,46 për qind e qytetarëve theksojnë se tensionet e fundit në Maqedoni kanë prapavijë…
By
2 Min Read
Dëshira për protagonizëm e bën Hashim Thaçin figurë qesharake në Strasburg (FOTO)
Hashim Thaçi ka dashur me çdo kusht të jetë sot në Strasburg për të marrë…
By
1 Min Read
Shet veshkën për një iPhone
Pas operacionit, Wang-ut iu tha se do të bënte një jetë normale me vetëm një…
By
2 Min Read
ATK gjobit Ilaz Zharkun, vëllain e ministrit të Infrastrukturës
“Inex Petrol” pronë e Ilaz Zharku, vëllait të ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharku është gjobitur…
By
4 Min Read
Egjipt: Vëllazëria Muslimane, kandidati ynë ka fituar numrin më të madh të votave
Sipas vëllazërisë muslimane në Egjipt kandidati i tyre ka fituar numrin më të madh të votave,…
By
1 Min Read
Vrasësi i Almirit njihej për Policinë, krimet e tij me krenari i shfaqte në rrjete sociale (Foto)
Tërbimi i Boban Ilik ka rrënjë tek nacionalizmi i shfrenuar i Maqedonasve për shqiparët e…
By
1 Min Read
