Stojanoviq dënon përdhosjen e xhamisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq e ka dënuar në mënyrën më të rreptë përdhosjen e në Velekincë të Ultë dhe në Gjilan dhe ka ftuar për tolerancë e respektim të dallimeve, transmeton Koha.
“Përdhosja e tempujve është akt vandal. E dënoj njësoj këtë përdhosje dhe djaloshin që ka hipur në minare mu sikur e kam dënuar e atyre që kanë hipur në tempullin Krishti Shpëtimtar në Prishtinë”, thuhet në kumtesën e zëvendëskryeministrit.

“Përdhosja e tempujve, pa marrë kujt i përkasin, është akt i turpshëm dhe për çdo dënim”, ka theksuar Stojanoviq.
Ai ka shtuar se populli serb respekton fqinjët e vet të besimit Islam dhe ka ftuar të gjithë për tolerancë e respektim dallimesh, të cilat, sipas tij, janë pasuri.
Stojanoviq organeve të sigurisë u ka dërguar vërejtje pse tempujt fetarë nuk janë të ruajtur më mirë.

Artikulli paraprakGrabovci jep dorëheqje
Artikulli vijuesPeshkopi Teodosije dënon sulmin në xhaminë e Velikincës