Grafite në Drenas: “Hashim, ku janë vëllezërit Ramadani, Demaku, Kiqina?”

Ditë më parë në Drenas janë shfaqur grafitë të cilat shtrojnë pyetje drejt zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, por edhe mbrëmë në Drenas disa lokacione janë bërë me të kuqe nga shkronjat e grafiteve të reja.Udhëheqësi i PDK-së, parti e cila Drenasin e ka bastion, kësaj radhe nëpërmes grafitit është pyetur se ku janë vëllezërit Ramadani, Demaku dhe Kiqina, transmeton Koha.net.

“Hashim… Ku janë vellezrit Ramadani, Demaku, Kiqina?”, shkruhet me të kuqe, në tri lokacione të Drenasit.

Bëhet fjalë për vëllezërit Arsim e Burim Ramadani, veteranë të luftës së UÇK-së, të cilët bashkë me Arben Kiqinën po mbahen në burg pas një procesi të ndërlikuar gjyqësor. Kurse mbiemri “Demaku”, ka të bëj me deputetin Fadil Demaku dhe kryetarin aktual të Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, të dy pjesë e gjykimit në “Grupin Drenica”.  

   

Artikulli paraprakThe Economist: Ekonomia shqiptare në rritje
Artikulli vijuesAbdylmenaf Bexheti: të lumtë Fatime !!