Grate myslimane ne Britani perballen me diskriminim ne punesim

Një studim i bërë në Britani të Madhe tregon se gratë muslimane hasin në disavantazhe serioze në tregun e punës, raporton Agjencia Anadolu.

 Nabil Khattab, profesor në Institutin e Dohas me seli në Katar, tha se gratë britanike me përkatësi fetare muslimane përballen me vështirësi gjatë punësimit, gjashtë herë më shumë se ato jomuslimane.

Barrierat e grave muslimane në tregun e punës, sipas tij, janë komplekse, të natyrës fetare, etnike, fizike por edhe ato gjinore. “Përveç që janë muslimane në të njëjtën kohë ato janë gra të cilat garojnë me burra, gjë e cila akoma më shumë shkon në disfavor të tyre”, deklaroi Khattab për Anadolu Agency.

Myslimanet ne Europe po perballen me diskriminime si ne fushen e arsimit, punesimit por edhe ne sfera te tjera sociale.

Sulmet e fundit terroriste ne Europe dhe me gjere ka demtuar me se shumti myslimanet ne Europe, te cilet arrijne 44 milion, apo rreth 6% te popullsise se pergjithshme. Megjithate, kjo shifer e publikuar nga PEW Research ka gjasa te jete me e madhe, pasi ato jane bere ne vitin 2010. /mesazhi/

Artikulli paraprakTurqi: Për herë të parë pas 1924 hutbja mbahet edhe në gjuhën arabe
Artikulli vijuesUnioni i Dijetarëve muslimanë bën thirrje për unitet