SIRI – KRYENGRITËSIT NË HALEP GATI PËR NJË BETEJË TË MADHE ME FORCAT E REGJIMIT

Në rajonin Salaheddine, në Halep, qindra mijëra kryengritës po përgatiten për një ofensivë masive të ushtrisë së regjimit.

Shumë prej tyre janë të bindur se nuk do t’i mbijetojnë këtij sulmi, por as që nuk bëhet fjalë të tërhiqen apo të mposhten nga kjo gjë.

Një ditë më parë, forcat e regjimit të Bashar al-Assad bombarduan përgjatë pesë orëve pa ndalur, rajonin në juglindje të qytetit të dytë më të madh në Siri, pothuajse tërësisht nën kontrollin e kryengritësve, njoftonte një fotoreporter.

Ata kanë ngritur qendra shëndetësore në bodrumet e shkollave dhe xhamive.trt/kohaislame

Artikulli paraprakQeveria Thaçi, miliona për kompaninë ku punoi Rexhep Selimi
Artikulli vijuesTURQI – VRITEN 2 USHTARË