Greqi – Kryebashkiaku i ndërpret ujin një kampi emigrantësh

Kryetari i Bashkisë së Korintit në Greqi ka ndërprerë furnizimin me ujë të një reparti ushtarak si reagim ndaj shndërrimit të repartit në një kamp refugjatësh.

Ksenofobia në Greqi kohët e fundit ka kaluar në rritje për shkak edhe të krizës ekonomike dhe presioni ndaj emigrantëve vjen duke u rritur.

Emigrantët e huaj përballen me praktika të ndryshme si deportime dhe arrestime nga policia. Një goditje emigrantëve u ka ardhur edhe nga kryebashkiaku i Korintit.

Kryetari i bashkisë ka reaguar kundër kthimit të një reparti që ndodhet në qendër të qytetit në kamp refugjatësh duke e lënë pa ujë.

Kryebashkiaku thotë se reparti nuk përmban kushtet e nevojshme të sigurisë si një kamp refugjatësh dhe se një gjë e tillë përbën risk edhe për banorët e qytetit.

Kryetari i Bashkisë së Korintit tha se bashkia nuk do të mbledhë këtej e tutje plehrat e repartit ushtarak në fjalë./trt/kohaislame

Artikulli paraprakIntegrimi i telefonave mobilë dhe automobilave
Artikulli vijuesNew York, dy të vrarë dhe tetë të plagosur