Integrimi i telefonave mobilë dhe automobilave

Sony ka prezantuar pajisjet e veta të parë multimedial për automobilat që përdorin teknologjinë MirrorLink. Fjala është për teknologjinë e cila duhet të mundësojë lidhjen e thjeshte të telefonave mobilë dhe sistemeve multimediale në automobila.

Është zhvilluar nga ana e Car Connectivity Consortium(CCC), në të cilin janë shumica e prodhuesve kryesorë të automobilave dhe telefonave mobilë, përveç Apple. Kur telefoni mobil me kabllo lidhet në sistem, me ndihmën e butonave në timonin e automobilit dhe sistemit multimedial në automobil mund të kontrollohet telefonimobil.

Pajisjet e Sonyt bartin shenjat XAV-601BT dhe XAV- 701HD, ndërsa shiten në SHBA në çmimet prej 550, respektivisht 700 dollarësh.Kanë ekrane 6.1 dhe 7-inçësheWVGA (800×400), lidhjet për USB dhe Bluetooth.

Tregu i pajisjeve të pavarura multimediale për instalim në automobila është gjithnjë e më i vogël, prandaj për suksesin e teknologjisë do të jetë e nevojshme edhe mbështetjaprodhuesve të automobilave për ta implementuar në sistemet e tyre të cilat në mënyrë standarde përfshihen në automobila.

Po ashtu, për momentin Mirror- Link e mbështesin vetëm disa modele të caktuara të Nokias, ndërsa duhet tambështesë edhe Galaxy S3 iSamsungut pas update të firmware./koha/kohaislame

Artikulli paraprakBurgu luksoz i njeriut që vrau 77 njerëz
Artikulli vijuesGreqi – Kryebashkiaku i ndërpret ujin një kampi emigrantësh