Operacion antidrogë Ohër – Strugë, kapen 150 kg marihuanë

Mbi 150 kilogram drogë të llojit marihuanë janë konfiskuar mbrëmë në një aksion të policisë së Maqedonisë në rajonin e Strugës dhe Ohrit.

Siç bëhet e ditur aksioni i gjerë i policisë po vijon edhe më tej, me ç`rast janë arrestuar qytetarë disa persona nga Ohri, Struga dhe Ladorishta, transmeton INA.

Në mesin e të arrestuarve ka edhe shtetas të Shqipërisë. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informoi se bëhet fjalë për një operacion të gjerë kundër rrjetit të trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas kësaj ministrie, nesër pritet të jepen detaje të tjera mbi operacionin dhe rrjetin e ndaluar.kohaislame

Artikulli paraprakPolicia e Kosovës hapë tenderin “Porsche Prishtina”
Artikulli vijuesPatriarku Irinej ia qan hallin Daçiqit