Greqi, përplasje me armë mes policisë e 4 shqiptarëve

Një përplasje me armë ka ndodhur natën e kaluar në Athinë, mes 4 personave dhe policisë greke.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Kokinos Milos, ku në grup i policisë DIAS, i ka dhënë shenjë një makine të ndalonte, por personat që ishin në të, kanë qëlluar me armë kallashnikov dhe janë larguar me shpejtësi. Policët e patrullës nisën ndjekjen e tyre, ndërkohë që njoftuan përforcime të tjera dhe helikopterët.

Katër personat, që sipas të dhënave janë shqiptarë, u fshehën në varrezat e lagjes, ku u rrethuan nga policia. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, tre shqiptarë u larguan, ndërsa njëri, që u fut në një ndërtesë me shpresën për të shpëtuar, ra në pranga.

Shqiptari i arrestuar, është një i dënuar i burgut të Trikalas për trafikim droge dhe ishte arratisur një ditë më parë me ndihmën e 3 personave të armatosur nga spitali i qytetit, ku u dërgua me emergjencë për disa probleme shëndetësore.

Policia beson se personat që arritën të shpëtojnë mbrëmë nga ndjekja, janë bashkëpunëtorët që ndihmuan bashkatdhetarin e tyre të arratisej nga spitali.bw/kohaislame

Artikulli paraprakAKR kërkon amendament, PDK kompromis, për presidenten
Artikulli vijuesDallaveret e Mujës