Greqi, policia largon migrantët nga kufiri maqedonas

Policia greke filloi sot në mëngjes një operacion në kufirin me Maqedoninë për të evakuar disa mijëra migrantë që ishin grumbulluar aty prej disa ditësh.

Ndërsa autoritetet maqedonase imponojnë një kontroll të kombësisë dhe refuzojnë t’i lejojnë të kalojnë.

“Rreth 400 policë u mobilizuan për këtë operacion, të filluar në mëngjes”, sipas një burimi policor.

Personeli humanitar që ndodhej në vend ishte njoftuar të largohej, ndërsa gazetarët dhe fotografët, ku disa u morrën në pyetje, u mbajtën në një distancë prej rreth tre kilometrash.

“Migrantët, shumica e të cilëve marokenë dhe pakistanezë, u dërguan nga forcat e rendit në Athinë”, sipas të njëjtave burime.

Nga ana tjetër policia filloi të lirojë hekurudhën nga tendat që migrantët kishin instaluar, për të mundësurar rifillimin e trafikut hekurudhor, që ishte ndërprerë që prej 18 nëntorit.

Artikulli paraprakFëmijët maqedonas janë vrarë dikund tjetër dhe janë sjellë më vonë në Smilkovc
Artikulli vijuesHoxha nga Dibra, Xhemail Çupi përkrah Këshillin Mbipartiak