Grevistët: Të reagojë edhe feja

Ka qenë e vështirë nata e kaluar për grevistët, për shkak të motit të keq pasi shiu i rënë jashtë ka depërtuar në cadrën e e improvizur të tyre duke lagur gjithcka përfshirë edhe medikamentet që i kanë refuzuar.

Grevistët kanë hyrë në ditën e 23 të grevës së tyre të urisë ndërkohë që tashmë u kanë bërë thirrje Kryqit të Kuq dhe organziatave të tjera humanitare të ndihmojnë me batanije pasi gjithcka është lagur. Nga ana tjetër kërkojnë ndërhyrjen e komuniteteve fetare.

“Do t’u drejtoheshim komuniteteve fetare, atij musliman dhe atij katolik, sepse për Janullatosin nuk kemi cfarë presim. Selim Muçës, për të mos ja kujtuar që ka qenë Sekretar Partie dikur dhe tani ka kaluar në drejtimin e komuniteti musliman, Rrok Mirditës për të mos i thënë që ka kaluar nën filtrat e UDB-së për t’u shuguruar prift për Shqiptarët që ishin në Amerikë në vitet 60, kur në Jugosllavi sundonte akoma komunizmi. Të bëhen pak të përgjegjshëm për misionin që kanë si kryetarë të komuniteteve fetare”, tha ish i përndjekuri, Fatmir Lamaj.

Ish të burgosurit politikë që ndodhen në grevë urie janë të zhgënjyer edhe nga Presidenti i Republikës.

“Takimi me presidentin na ngjalli shpresë. Por mosreagimi i tij ende deri më sot, na detyron të bëjmë pyetjen, a kemi vërtet president? Jemi të zhgënjyer me qendrimin e mbajtur nga presidenti, megjithëse duhet thënë se edhe ditën e takimit, ai vetëm sa mbajti shënime, nuk foli”, deklaroi grevisti Fatmir Lamaj./tch/kohaislame

 

Artikulli paraprakFiati nis eksportet e makinave nga Serbia
Artikulli vijuesAvokati i Popullit flet për presione nga pushteti