Gruaja e Ivanoviq: Ata që ma vranë burrin të mos flenë të qetë

Gruaja e liderit të SDP, Oliver Ivanoviq, Milena Ivanoviq, përmes deklarimeve që ka bërë për mediat serbe, ka bërë edhe një postim nëpër mediat sociale lidhur me vrasjen e burrit të saj.

Ajo ka thënë se me vrasjen e Ivanoviq, është vrarë liria si dhe siç është shprehur edhe Serbia, përcjell Klan Kosova.

“Ata më goditën në zemër, dashurinë, kënaqësinë. Ata goditën në babanë e Bogdanov”.

“Ata na goditën neve, lirinë, Serbinë”, është shprehur Milena Ivanoviq.

“Flini të qetë të dashurit e mi, por ata që e vranë mos të flenë të qetë”, ka shtuar ajo.

Artikulli paraprakPolicia posedon xhirime nga disa lokacione pas vrasjes së Ivanoviqit
Artikulli vijuesTrump urdhëron gazetarin e CNN të largohet nga Zyra Ovale! (Video)