Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, sot gjatë vënies së gurthemelit për kopshtin e fëmijëve në Gorno Lisiçe, ka thënë se qeveria do të vazhdojë që t’i stimulojë familjet e këtij vendi, që të bëjnë sa më shumë fëmijë, në mënyrë që të rinohet shteti.
‘’Politikat tona janë që t’ua lehtësojmë dhe t’i nxisim prindërit që të kenë më shumë fëmijë dhe t’i zgjerojnë familjet e tyre’’, është shprehur Gruevski, transmetojnë mediat.
Ndërkaq ditëve të fundit është paralajmëruar dorëheqja e Gruevskit nga posti i kryeministrit, më 15 janar të këtij viti.