“Gruevski do të shkojë në qeveri me BDI-në dhe PDSH-në”

Portali serb “Sputnik” thekson se Qeverinë e re në Maqedoni do ta formojnë OBRM-PDUKM-ja, përfaqësues të Partisë Demokratike Serbe, partia më e madhe shqiptare BDI së bashku me PDSH-në. Sipas “Sputnik” Gruevski ka pranuar kërkesat e shqiptarëve për financim më të mirë të komunave me shumicë shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata bëjnë të ditur se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka tentuar të arrijë marrëveshje me partitë shqiptare, por nuk është pajtuar me BDI-në për shkak se i ka marrë një numër të madh të votave shqiptare me çka ka sjellur në uljen e mandateve të BDI-së.

Artikulli paraprakEkskluzive: Kapet personi i shumëkërkuar në Kosovë (Foto)
Artikulli vijues8 milionë euro në institucione private, 70 për qind e pacientëve do të mundë të trajtoheshin në QKUK