Ekskluzive: Kapet personi i shumëkërkuar në Kosovë (Foto)

Njëri nga personat më të kërkuar javëve të fundit në Kosovë, Driton Ali Bytyqi është arrestuar dje në Prizren. Pas një operacioni të fsheht, policia ka arritur ta arrestojë Bytyqin në një lokal.

I njëjti akuzohet për vepra të ndryshme penale kryesisht vjedhje dhe grabitje, shkruan Indeksonline.

Dyshohet si Driton Bytyqi i takon një grupi të organizuar prej katër apo më shumë personave të cilët kanë kryer shumë vjedhje të rënda gjithandej e ndër to edhe grabitjen e armatosur dhe me maska në një shtëpi në rrugën “Hoxhë Tasini” që pati ndodhur rreth mesnate të datës 06 tetor me ç’ rast nga familjarët ishin grabitur një shumë e konsiderueshme e parave dhe stolive të arta.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren më herët kishte bërë njoftim publik për qytetarët që të njoftojnë nëse e sheh dikush atë dhe të dyshuarin tjetër, Ambroz Morinën./Indeksonline/

Artikulli paraprakShefi i ri i Pentagonit, Mattis garanton evropianët mbi NATO-n
Artikulli vijues“Gruevski do të shkojë në qeveri me BDI-në dhe PDSH-në”