Kapet rrjeti ballkanas i trafikimit të emigrantëve, mes tyre 8 shqiptarë

Gjatë një aksioni policor ndërkombëtar në Kroaci është zbuluar rrjeti ndërkombëtar i trafikimit të qenieve njerëzore, kryesisht emigrantëve të cilët nga Turqia transportoheshin drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Policia kroate ka bërë të ditur se në operacionin e koduar “Loca” është shkatërruar rrjeti i trafikantëve i përbërë nga 21 persona, 6 prej të cilëve janë nga Kroacia, 8 nga Shqipëria, 3 nga Bosnja dhe nga 2 trafikantë nga Sllovenia dhe Turqia.

Sipas informacioneve emigrantët u paguanin nga 700 deri në 1.200 euro trafikantëve të cilët organizonin transportin e tyre ilegal përmes rrugës së njohur “Rruga e Ballkanit”.

Hetimi i këtij rrjeti të trafikimit ka nisur nga tetori i vitit 2011, ku në operacion ishin përfshirë policitë e rajonit dhe vendeve të BE-së. Organizatorët shfrytëzonin disa rrugë dhe variante për të kalimin ilegal të emigrantëve./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakGruevski: Jem i gatshëm të takohem me grekët kudo dhe kurdo!
Artikulli vijuesPeniani: Armë bërthamore kundër kërcënimeve të SHBA