Në Qeveri janë duke u kryer disa analiza dhe së shpejti besoj që do dalim më një propozim të ri dhe ky do i ndihmoj atyre që duan të bëjnë in vitro për fëmijë të tretë apo të katërt, paralajmëroi kryeministri Nikolla Gruevski.
“Siç e dini deri më tani ishe paraparë ndihmë për ata që duan fëmijë të dytë dhe të tretë me in vitro. Tani qeveri do të përkrah edhe për fëmijën e katërt që të bëhen analiza dhe të lirohen nga participimi për të gjithë, të parin, dytin, tretin dhe të katërtin, participimi është 6000 denarë. Kjo është 20 për qind e vlerës totale. Në seancën qeveritarë të radhës do të diskutojmë që të sjellim vendim lidhur me këtë çështje. Por besoj që nuk do të ketë pengesa. Deri më tani kemi investuar 1.5 milion euro në vit për fëmijën e parë dhe të dytë”, tha Gruevski.