Desha ta ndajë me vëllezërit e mi këtë tregim të cilin e rrëfen Shejh Muhamed El-Arifi:
Erdhi një grua te një grup tregtarësh në vendtakimin e tyre dhe u tha: “Jam një grua, burri i së cilës mungon qe 10 vjet, as nuk është me mua e as nuk më ka shkurorëzuar që të jem e lirë, kush nga ju mund të vijë me mua te Gjykatësi dhe të deklarojë se është burri im e të më shkurorëzojë para Gjykatësit, do t’i ketë 100 dinarë?”
Kur tha 100 dinare, njërit i pëlqeu propozimi dhe pranoi, kështu shkruan te Gjykatësi dhe i tregojnë atij se më në fund e gjetën burrin e humbur, Gjykatësi e pyet atë burrin, se a ishte ai burri i saj dhe ai thotë “Po unë jam burri i saj”, pastaj Gjykatësi e pyet “Pse ke munguar 10 vjet?” e ky përgjigjet “Jeta dhe problemet…” etj…
Pastaj e shkurorzon duke thëne 3 herë: “Je e shkurorëzuar”.
Më pas gruaja i thotë Gjykatesit: “Ka munguar 10 vjet, kështu që e drejtë e imja është të më japë paratë që kam shpenzuar këto 10 vjet, sepse është obligim i tij ta mbajë gruan e tij”
“…dredhitë tuaja janë të mëdha!” (Jusuf, 28)
Kështu që Gjykatësi vendosë që “burri i saj” t’i jep 5000 dinarë.
Ky burri tani as nuk mund të thotë se nuk ishte burri i saj, sepse i del në shesh gënjeshtra, e as nuk mund ta refuzojë vendimin e Gjykatësit se dënohet, kështu që u detyrua dhe ia dha 5000 dinarë.
Pastaj gruaja që të mos i bëjë zullum ia dha 100 dinare e premtuara.
https://www.youtube.com/watch?v=NIDe2_Jf6d0
—–
Këshilla ime: Kujdes kurthave të grave! Mbylle çdo portë mes teje dhe grave të huaja sepse t’i nuk e di se ku mund të godasë ajo dhe me çfarë mjete, dhe nuk do ta kuptosh mashtrimin e tyre përveç se sikur ky miskini që e kuptoi atë ai kur i tha 5000 dinarë!
Liridon Tërstena
https://www.youtube.com/watch?v=NIDe2_Jf6d0&nohtml5=False