“Grupi i Llapit” dënohet me 13 vjet burg

Një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it dhe të Kosovës i shpalli fajtorë të tre të pandehurit e ‘Grupit të Llapit’ për krime të luftës kundër popullatës civile.

Të tre të pandehurit në këtë rast akuzoheshin për urdhërimin dhe marrjen pjesë në rrahjen dhe torturimin e civilëve shqiptarë të Kosovës të cilët gjatë periudhës 1998/1999 ishin ndaluar në mënyrë të kundërligjshme në qendrën e ndalimit në Llapashticë.

“Trupi gjykues, duke e marrë parasysh një dënim tjetër që ju ishte shqiptuar të pandehurve në tetor të vitit 2009 nga ana e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë dhe që ishte konfirmuar nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës në janar të vitit 2011, vendosi për dënimet e përgjithshme si në vijim: Latif Gashi, 6 vite burgim; Nazif Mehmeti, 3 vite burgim dhe Rrustem Mustafa, 4 vite burgim”, thuhet në komunikatën e EULEX-it.

Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror special i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).kohaislame

Artikulli paraprakKrasniqi konfirmon formimin e partisë politike
Artikulli vijuesFalcao: Do ta çojmë Monacon në maje të Evropës