Guantanamo, 46 të pafajshëm mbeten në burg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës listuan të martën 46 emra, të cilët mbahen të burgosur në burgun ushtarak të Guantanamos në Kubë, ndonëse mbi ta nuk rëndon asnjë akuzë.

Personat në këtë listë, ndonëse zyrtarisht nuk kanë bërë asnjë faj, konsiderohen kinse si tepër të “rrezikshëm” për t’u lënë të lirë.

Shumica e tyre janë shtetas të Jemenit apo Afganistanit. Të burgosurit në guantanamo janë torturuar në metoda nga më brutalet.

Një listë e personave të burgosur pa afat u hartua në vitin 2010, por ajo nuk ishte bërë publike më parë.

Nga 166 të burgosurit aktualë të Guantanamos, një burg që presidenti Obama pati thënë se do ta mbyllë por këtë nuk e ka bërë, 86 janë lënë të lirë të ekstradohen, nëse një vend pritës do të gjendet.

56 prej tyre janë shtetas jemenas, ndërsa midis 46 që do të vazhdojnë të jenë të burgosur pa afat, përfshihen 26 jemenas, 12 afganë, tre sauditë, dy kuvajtjanë, dy libianë, e nga një kenian, maroken dhe somalez.
/tch/kohaislame

Artikulli paraprakSulmohet një grua muslimane shtatzënë në Paris, humb foshnjen në bark
Artikulli vijuesPutini nuk përjashton furnizimin e mëtejshëm me armatime për regjimin kriminal të Asadit