Guardian dhe BBC zbulojnë lidhjet e Pentagonit me qendrat e torturës në Irak

Guardian në numrin e sotëm shkruan se Pentagoni dërgoi një veteran amerikan të “luftërave të pista” për të mbikëqyrur njësitë komando të policisë sektare në Irak, duke ngritur kështu qendra paraburgimi sekrete dhe qendra të torturës, për të marrë informacion për kryengritësit.
Këto njësi kanë kryer disa nga veprimet më të këqija të torturës gjatë pushtimit amerikan dhe kanë përshpejtuar rënien e vendit në shkallë të plotë të luftës civile.

Koloneli James Steele 58-vjeçar i pensionuar, dhe komandant veteran i forcave speciale u propozua nga Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld për të ndihmuar në organizimin e paraushtarakëve në përpjekje për të shuar një kryengritje sunite, tregon një hetim nga Guardian dhe BBC Arabic.
Pasi Pentagoni hoqi një ndalim mbi milicitë Shia, së bashku me forcat e sigurisë dhe komandot speciale të policisë kanë tërhequr gjithnjë e më shumë grupet e dhunshme, siç janë “Brigadat e Bedrit”.
Një këshilltar i dytë i veçantë, u caktua Kolonel James Coffman, i cili ka punuar së bashku me James Steele në qendrat e paraburgimit që ishin ngritur me miliona dollarë fonde amerikane.
Coffman i ka raportuar drejtpërdrejt gjeneralit David Petraeus, ish shefi i CIA-s, dhe kërkoi që të dërgohen trupa shtesë në Irak, gjatë qershorit 2004, me qëllim për të organizuar dhe trajnuar forcat e reja të sigurisë së Irakut. James Steele, i cili ishte në Irak gjatë viteve 2003-2005, u kthye në vend në vitin 2006, dhe i raportonte drejtpërsëdrejti Sekretarit të Mbrojtjes Donald Rumsfeld.
Deklaratat e dëshmitarëve Amerikan dhe Irakian për dokumentarin e Guardian / BBC, implikojnë këshilltarët amerikanë në abuzimet e të drejtave të njeriut të kryera nga komandot. Është hera e parë që shefi i CIA-s Petraeus – i cili nëntorin e kaluar u detyrua të jepte dorëheqjen si drejtor i CIA-s pas një skandali seksual – ka qenë i lidhur në këtë abuzim.
Coffman i ka raportuar Petraeus dhe më pas në një intervistë për revistën ushtarake amerikane Stars and Stripes, tha se Amerika është “gjithë sy e vesh” në Irak.
“Ata punuan dorë për dore,” tha gjenerali Muntadher el-Samiri, i cili ka punuar me Steele dhe Coffman për një vit, përderisa komandot ishin duke u ngritur. “Unë nuk i kam parë ata të ndarë asnjëherë, e as brenda qendrave të paraburgimit. Ata dinin gjithçka që po ndodhte atje … torturën, llojet më të tmerrshme të torturës.”
Raportimi shtesë i Guardian ka konfirmuar më shumë detaje se si sistemi i komandove ka marrë në pyetje.
“Çdo qendër paraburgimi kishte komision të saj të marrjes në pyetje”, ka pohuar Samiri, duke folur për herë të parë në lidhje me rolin e SHBA-së në njësitet e marrjes në pyetje.
“Secila njësi përbëhej nga një oficer i zbulimit dhe tetë hetuesve. Ky komitet do të përdorë të gjitha mjetet e torturës për ta bërë të paraburgosurin të rrëfehej, duke përdorur energji elektrike, duke i varur me kokë poshtë, duke i tërhequr nga thonjtë e tyre, dhe duke i goditur në pjesët e ndjeshme.”
Nuk ka asnjë dëshmi se Steele dhe Coffman i kanë torturuar vetë, por ata ishin të pranishëm në qendrat e paraburgimit, ku torturat ndodhën. Ata kanë qenë të përfshirë në “përpunimin” e mijëra të burgosurve.
Hetimi i Guardian dhe BBC Arabic u nxit nga rrjedhja e informatave sekrete ushtarake në WikiLeaks, që treguan në detaje qindra raste kur ushtarët amerikanë kanë torturuar të burgosurit, me urdhër të komandove të policisë.
Bradley Manning, 25 vjeçar, po përballet me një dënim me burg deri në 20 vjet, pasi ai u vetëdeklarua fajtor për “rrjedhjen” e dokumenteve.
Muntadher el-Samiri, pohoi se tortura është rutinë në qendrat e paraburgimit. “Mbaj mend një 14-vjeçar i cili ishte i lidhur në një prej shtyllave të bibliotekës. Ai ishte i lidhur me këmbët e lart e me kokën poshtë. Tërë trupi i tij ishte mavijosur, pasi ai ishte rrahur brutalisht me kabllo.”
Gilles Peress, një fotograf i New York Times, erdhi në Irak duke u munduar të takohej me komandant Steel, duke e vizituar atë në një nga qendrat komando në bibliotekën e njëjtë, në Samara. “Ne ishim në një dhomë me Steele. Ne gjendeshim në bibliotekën e intervistimit, dhe shihja gjak kudo nëpër dysheme.
Gazetari Peter Maass ishte atje, duke punuar një storie së bashku me Gilles Peress.
“Përderisa kjo intervistë po realizohej, në dhomën tjetër dëgjoheshin britmat, “All-llah, All-llah, All-llah ” Por kjo britmë nuk kishte të bëjë asgjë me ritualet fetare islame, këto ishin britmat e dhimbjes dhe terrorit. “
Modeli i Irakut ofron një paralelizëm të frikshëm ndaj abuzimeve të mirë-dokumentuara të të drejtave të njeriut, të kryera nga SHBA- dhe të këshilluara e financuar nga skuadrat paramilitare në Amerikën Qendrore që ekzistojnë që në vitin 1980. Steele ishte kreu i një ekipi amerikan të këshilltarëve të veçantë ushtarak, që trajnoi njësitë e forcave të El Salvador.
Steele nuk është përgjigjur në asnjë pyetje nga Guardian dhe BBC, rreth rolit të tij në El Salvador apo Irak. Ai ka mohuar çdo përfshirje në tortura dhe tha publikisht se ai është “kundër abuzimeve të drejtave të njeriut.” Ndërkohë Coffman nuk pranoi të komentojë.
Një burim zyrtar lidhur me Petraeus tha “Gjatë kohës së viteve të tij në Irak, gjenerali Petraeus ka mësuar se forcat komando kanë kryer tortura, dhe se në secilin incident, ai ndante informacionin menjëherë me zinxhirin e komandës ushtarake amerikane, ambasadorin amerikan në Bagdad dhe udhëheqësit irakianë përkatës. “
Guardian ka mësuar se përfshirja e njësive komando në tortura kanë hy
rë në vetëdijen popullore në Irak, kur disa nga viktimat e tyre u parakaluan në frontin e një audience televizive në një program të quajtur “Terrorizmi në duart e drejtësisë.”

Qendrat e paraburgimit kanë blerë videokamera të financuara nga ushtria amerikane, të cilat ata i përdoren për të krijuar një “shfaqje” me të burgosurit. Kur shfaqjet filluan të tregojnë zemërim publik tek irakianët, Muntadher el-Samiri kujton se ka qenë në shtëpinë e Adnan Thabit – Kreut të komandove speciale Irakiane. Në ato momente, erdhi një telefonatë nga zyra e Petraeus duke kërkuar që ata të ndalin transmetimin, ku shihen njerëzit duke u torturuar në shfaqjet televizive.
“Përkthyesi i posaçëm i Gjeneralit Petraeus, Sadi Othman, telefonoi për të përcjellë një mesazh nga Petraeus, duke kërkuar që të mos i tregojnë të burgosurit në TV, pasi ata kishin qenë të torturuar,” tha Samiri. “Pastaj, 20 minuta më vonë kemi marrë një telefonatë nga ministria e brendshme irakiane, duke na e thënë të njëjtën gjë, se gjenerali Petreaeus nuk dëshiron ti shohë viktimat e torturës duke u shfaqur në TV.”
Othman, i cili tani jeton në Nju Jork, ka konfirmuar se ai ka bërë thirrje telefonike në emër të Petraeus për të kërkuar ndalimin e shfaqjes së të burgosurve të torturuar.
Ndërsa Thabit, njëri nga të rekrutuarit për të kryer torturat dëshmon: “Derisa unë u largova, amerikanët ishin në dijeni për gjithë çka kam bërë; ata e dinin se çfarë po ndodhte gjatë marrjes në pyetje, dhe e dinin se të paraburgosurit torturoheshin në kushte çnjerëzore nga forcat e inteligjencës”.
Pak para se Steel dhe Petraeus të linin Irakun në Shtator 2005, Jabr al-Solagh u emërua si ministër i ri i Punëve të Brendshme. Gjatë udhëheqjes së Solagh, i cili ishte i lidhur ngushtë me milicinë e dhunshme të Brigadave Badr, akuzat e torturës dhe brutalitetit nga komandot u rritën. Gjithashtu besohet se shumë persona kanë gjetur vdekjen gjatë torturave.
Guardian ka mësuar se zyrtarë të lartë irakianë të cilët kanë punuar me SHBA-të pas pushtimit, paralajmëruan Petreaus rreth pasojave të emërimit të Solagh, por fjalët e tyre u injoruan.
Efekti afatgjatë i financimit dhe armatosja e forcave paramilitare ishte që të lëshoj një milici vdekjeprurës sektare, që kishin nën shënjestër muslimanët sunitë, dhe ndihmoi të mbijë një luftë civile që mori dhjetëra mijëra jetë njerëzish. Në kulmin e këtij konflikti sektar, 3.000 persona në muaj vriteshin në Irak.
Burimi: The Guardian
Për më shumë shih linkun: http://www.guardian.co.uk/world/2013/mar/06/pentagon-iraqi-torture-centres-link

/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakLiga Arabe njeh koalicionin opozitar në Siri
Artikulli vijuesMyftiu Tërrnava u prit nga ministri i Arismit Ramë Buja