Hapa të shpejtë në fushën e prodhimit të satelitëve nga Turqia

Pas dërgimit në hapësirë të Satelitit Göktürk-2, inxhinierët turq kësaj radhe janë duke u përgatitur për dërgimin e një sateliti të komunikacionit.

22 inxhinierë të cilët janë në fazën e prodhimit të satelitit TÜRKSAT 3A në Francë, kanë filluar punimet për projektimin dhe prodhimin e satelitit kombëtar të komunikacionit.

8 inxhinierë të cilët i kanë përfunduar studimet në Japoni, do të punojnë në Qendrën e Prodhimit të Satelitëve që do të fillojë veprimtarinë gjatë vitit 2013.

Turqia në lidhje me fushën e teknologjisë së satelitëve ka përgatitur edhe një hartë rrugore, sipas së cilës përqindja e kontributit kombëtar në prodhimin e Satelitit TÜRKSAT 5A do të jetë 50% dhe ai do të prodhohet në objektet e Industrisë Turke të Aeronautikës, TAI.

Pritet që projektimi i satelitit TÜRKSAT 6A të jetë realizuar plotësisht nga inxhinierët turq dhe në rast të realizimit të këtij objektivi sateliti TÜRKSAT 6A do të lëshohet në hapësirë në vitin 2017.

Artikulli paraprakAnglezët më depresivë dhe më të stresuar
Artikulli vijuesSamsung me sistemin e vet operativ Tizen