Liga Arabe njeh koalicionin opozitar në Siri

Liga Arabe ka njoftuar të mërkurën se e njeh koalicionin opozitar të Sirisë si përfaqësues të vetëm legjitim të vendit.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta shtetërore egjiptiane Al-Ahram, bën me dije DPA.

Ky trup opozitar tashmë është njohur nga SHBA dhe shumë vende të Bashkimit Evropian.

Siria është kapluar nga konflikti civil që nga marsi i vitit të kaluar. Presidenti sirian, Bashar al Assad, ka bërë me dije se nuk do të japë dorëheqje, ndërsa OKB thotë se deri më tash kanë vdekur më shumë se 70 mijë njerëz./BS/kohaislame

Artikulli paraprakSHBA-ja lejon futjen e brisqeve në aeroplan
Artikulli vijuesGuardian dhe BBC zbulojnë lidhjet e Pentagonit me qendrat e torturës në Irak