Trajneri spanjoll Pep Guardiola është nën presion pas humbjes që pësoi në Cam Nou nga Barcelona, por ka thënë se është i gatshëm të shkojë në shtëpi nëse nuk e transformon Cityn në një ekip të fuqishëm me stilin e tij të lojës.
Ai i ka thënë se për të fituar trofe me Cityn me stilin e tij të lojës, i duhet kohë, por nëse edhe në sezonin e dytë gjërat nuk shkojnë mirë ai do të largohet.
Filozofia e tij e lojës është vënë në dyshim që kur ka ardhur të menaxhojë Cityn, dhe sidomos fakti që City tani është pa fitore në katër ndeshjet e fundit, raporton Goal.
Kur u pyet në konferencë për shtyp se a do ta ndryshojë stilin e tij të lojës, ai kategorikisht e mohoi një mundësi të tillë, pasi ky stil, thotë ai, i kanë sjell 21 trofe në 7 sezone.
“Ah, do të donit një gjë të tillë. Mendoj rreth kësaj, por pas kësaj zgjidhja nuk më e mirë se ajo që unë e besoj. Prandaj nuk mund të ndryshoj. E dini pse? Sepse në 7 vjet kam fituar 21 trofe. Më vjen keq, por 21 tituj në shtatë vjet do të thotë 3 tituj për çdo vjet duke luajtur në këtë mënyrë”, ka thënë Guardiola.
“E para, do të ndodhë ajo nëse nuk shkon mirë në të ardhmen, nëse sezoni i ardhshëm nuk shkon mirë në këtë stil të lojës, do të shkoj në shtëpi. Por, mënyra se si ne duam të luajmë, mënyra se si akademia luan, mendoj se është mënyra më e mirë. Ky stil ka funksionuar në Barcelonë, në Bayern, nuk është duke funksionuar këtu, por lojtarët janë krejtësisht të ndryshëm, atyre u duhet kohë që ta njohin këtë stil”, është shprehur ai.