Gurabija (Ballokume)

Përbërësit:
 
1 kg sheqer, 0.35 kg gjalpë,
 
7 kokrra vezë,
 
1 kg miell misri i situr,
 
një dorë miell gruri,
 
2 luge gejlle me hin druri i tretur ne uje,
 
një enë e madhe bakri e pakallajisur..
 
Procedura:
 
Tretet gjalpi dhe lihet të bien në fund kripërat e tij. Pastaj gjalpi i vakët dhe pa kripërat e rëna në fund, rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë e bardhë. E mira është që rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse përfundimi i përzjerjes ndjehet kur të duket se prek fije me dorën që po përzien masën e krijuar. Pas 30 min shtohen vezet dalëngadalë tek sheqeri i rrahur, duke vazhduar përzjerjen e këtij të fundit.
 
Pastaj hidhet mielli dalëngadalë duke vazhduar perzjerjen me dorë. Mielli i grurit hidhet nga fundi. Duhet patur kujdes me hedhjen e miellit, sepse mielli i tepërt i bën të forta ballakumet pas pjekjes.
Artikulli paraprakKrepa (pallaqinka) për mëngjes
Artikulli vijuesPeshk kocë në furrë