Vazhdon gushti i përgjakur.
Aksidente, grabitje dhe vrasje.
Këtë herë një vrasje u shënua në zonën e Mirditës.
Ilir Dodaj qëlloi për vdekje një 52-vjeçar në fshatin Perlat i Epërm.
Viktima është M.D.
Ai ndërroi jetë në Spitalin e Rrëshenit.
Ndërkohë autori i krimit është arrestuar.
Fillimisht ai u mbyll në banesën e tij.
Dy grupe të FNSH-së rrethuan banesën e tij dhe negociuan për dorëzimin.
Pas disa minutash, Dodaj u dorëzua.