KEK-u lë pa rrymë Kosovën

Edhe pas paralajmërimeve të zyrtarëve të KEK-ut se gjendja me energji elektrike do të rregullohet gjatë ditës së djeshme, situata veç është keqësuar edhe më shumë. Reduktime të ashpra të energjisë ka në gjithë Kosovën, ku nuk i shpëton as kryeqyteti.

Zhurma të gjeneratorëve po dëgjohet gjithë andej vendit ndërsa Korporata Energjetike e Kosovës nuk po mundet të normalizoi situatën.
Dje në mëngjes, zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, kishte deklaruar për Indeksonline se reduktimet po ndodhin për shkak të disa problemeve teknike në njësinë A5 të Termocentralit Kosova A./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakOKB: Regjimi i Assadit kreu krime lufte
Artikulli vijuesPresidentja Jahjaga nuk do të dorëhiqet