Hadi Osmani: Jam rritur në Sllupçanin e Jakup Asipit dhe i shërbej drejtësisë

Hadi Osmani përmes një reagimi të cilin po ua përcjellim të integruar sqaron se ai nuk i shërben asnjë subjekti politik, përveç drejtësisë, transmeton TetovaSot.

 

“Unë jam rritur në Sllupçanin e vogel ku lindin njerëz te mëdhenjë, jam rritur ne Sllupçanin e Jakup Asipit, dëshmorit Remzi Osmani, Ramiz Demirit. Në fshatin e Bekir Sadikut , Agim Rufatit, në fshatin e familjes Zymberi.

 

Unë nuk i shërbej askujt perveç drejtësis. Unë falë Zotit qendroj mirë nga ana ekonomike kurse ju që po tentoni të më kritikoni dhe që dilni në mbrojtje të LR-PSHD-së keni interes. Dhe ti voglush me kohë do ta kuptosh se po gabon që je rrehtu në krahë të hipokritëve. Unë nuk i kam frikë as Bdi-në e as Pdsh e as Lr-PSHD-në tuaj.

 

Unë si frikësohem as atij që ju i rrijni gaditu, Sasho Mijalkovit, që ai frizura e njef mirë. Këta që i kemi në pushtet nuk kanë dalë të mirë e me plotë afera por hiç ma të mirë e me plotë afera dashurie janë edhe ata që u keni dalë në krah ju të Lr-Pshd-së.

 

Unë jam vetë me Endacakun por jam vetë shtet në veti dhe po luaj me secilin prej jush sepse unë si kam borxh as Nikollës as Sashos as Bdi-së.

 

Sepse mu nuk më kanë berë kryetarë komune njerëzit e partive tjera siç e kanë bërë kryetarin tuaj. Ali Ahmeti e tha nji fjali se përgjimet janë shit nëpër Bit Pazar ama edhe kryetari juaj e dinë se disa përgjime dashuriçkas ende nuk janë shit dhe ende nuk kanë dalë.”, shkroi Hadi Osmani./TetovaSot/

Artikulli paraprakSHBA-të kanë hedhur mbi 23 mijë bomba në vendet muslimane në 2015
Artikulli vijuesJa çfarë komentoi një besimtarë pas plasimit të lajmit tonë…