Gjermania i jep fund misionit paqeruajtës në Bosnje

Gjermania në muajin e ardhshëm do ta përfundojë misionin e saj më të gjatë paqeruajtës deri më tash, 17 vjeçar, të vendosur në Bosnje, citon agjencia e lajmeve DPA zyrtarët gjermanë.

Bundesveri do ta palosë flamurin e tij në Sarajevë më 27 shtator dhe disa ditë më vonë dy ushtarët e fundit që shërbejnë në EUFOR do të kthehen në shtëpi, njofton agjencia gjermane e lajmeve.
Ministri i Jashtëm Guido Vestervelle dhe ministri i mbrojtjes Tomas de Maiziere tha në muajin korrik se mandati i Bundesverit në Bosnjë nuk do të zgjatet më.
Misionet ndërkombëtare në Bosnjë, së pari IFOR, e pastaj SFOR, janë vendosur atje që nga dhjetori i vitit 1995 në përpjekje për të çimentuar marrëveshjen e brishtë të paqes, e cila i dha fund luftës në Bosnje pas më shumë se tre vjetësh./preshevajone/kohaislame

Artikulli paraprakMeta-Rama, takim kokë më kokë në Tetovë
Artikulli vijuesNË PËRFUNDIM TË RAMAZANIT