Hajredin Kuçi në krizë financiare: Me 4 vende pune, ka vetëm 500 euro në bankë

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e PDK-së, Hajredin Kuçi vazhdon të jetë në krizë financiare.

Kështu të paktën ai ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, shkruan Gazeta Blic.

Dyshi i Qeverisë dhe PDK-së ka deklaruar se para të gatshme në bankë ka 500 euro, dhe atë në llogari të fëmijëve, ndonëse mban katër vende pune.

Pos postit që mban në qeveri, nga i cili merr mbi 16 mijë euro në vit, Kuçi punon edhe si profesor në Universitetin e Prishtinës, në atë të Pejës dhe në AAB, nga të cilat merr mbi 18 mijë euro në vit pagë. Kuçi ka deklaruar ndërkaq shtëpi në Lagjen e Universitetit, e cila sipas tij kushton 163 mijë euro dhe një shtëpi vikendi që kushton 60 mijë euro, shkruan Gazeta Blic.

Ai ka deklaruar edhe dy vetura, një në vlerë 15 mijë euro dhe tjetrën në vlerë 7 mijë euro. Për më shumë shikojeni formularin e deklarimit të pasurisë.

Artikulli paraprak“Demarkacioni nuk kalon, Kosova nuk ka tokë për të falur!”
Artikulli vijuesSait: FETÖ në Ballkan ka një strukturim serioz dhe më të fuqishëm