Sait: FETÖ në Ballkan ka një strukturim serioz dhe më të fuqishëm

Rifat Sait: “Vendi ku është më e fuqishme FETÖ është Ballkani. Anëtarët e FETÖ-s në Shqipëri ndodhen në poste të rëndësishme

Kryetari i Qendrës së Studimeve Strategjike për Ballkanin dhe deputeti i Izmirit në legjislaturën e 24-të nga AK Partia, Rifat Sait, duke theksuar se Ballkani është në krye të vendeve ku organizata terroriste Fetullahçi (FETÖ) është strukturuar më fuqishëm, tha se edhe në kohën kur ka qenë kryetar i grupit të miqësisë Turqi-Shqipëri në Parlamentin turk, anëtarët e FETÖ-s merrnin pjesë në delegacionet zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Sait në një deklaratë me shkrim ka vënë në dukje se FETÖ në Ballkan ka një strukturim serioz dhe se disa nga anëtarët e organizatës që janë larguar nga Turqia kanë tentuar që nëpërmjet Serbisë të kalojnë brenda Evropës, por se serbët nuk e kanë lejuar një gjë të tillë.
Ai ndër të tjera ka shtuar se pas kësaj kanë marrë informacione se anëtarët e FETÖ-s të kthyer në Kroaci janë në pritje në rajonin Jezevo.

Gjithashtu Sait ka bërë të ditur se anëtarët e FETÖ-s veprojnë lirshëm në Bullgari dhe ka pretenduar se anëtarët e FETÖ-së që largohen nga Turqia kalojnë në Evropë nëpërmjet Bullgarisë. Ai ka pohuar se në të njëjtën mënyrë edhe në Rumani ka një strukturim aktual të organizatës.

Duke theksuar se një prej vendeve ku FETÖ është më e fuqishme është Shqipëria, Sait ka shtuar më tej: “Vendi ku është më e fuqishme FETÖ është Ballkani. Anëtarët e FETÖ-s në Shqipëri ndodhen në poste të rëndësishme. Kur kam qenë kryetar i grupit të miqësisë (Turqi-Shqipëri) në Parlamentin turk anëtarët e FETÖ-s merrnin pjesë në delegacionet zyrtare. Presim që vendet e Ballkanit të veprojnë si miq dhe fqinjë të Turqisë.”

Ushtarët e arratisur në Greqi

Pasi ka deklaruar se kanë dëgjuar komente të ndryshme në lidhje me ushtarakët që u arratisën në Greqi pas tentativës së FETÖ-s për puç, Sait ka theksuar: “Ne kemi njoftime shumë serioze nga Ballkani. Për shembull kemi njoftime se disa nga 8 ushtarakët që u arratisën me helikopter në Greqi, mund të rrëmbehen nëpërmjet Bullgarisë. Nëse i keni ndjekur me vëmendje vërehet se nuk tregohen aspak fytyrat e këtyre personave. Gjithmonë gjatë vajtjes për në gjykatë i kanë fytyrat e mbuluara. Ka patur pretendime se në këtë helikopter ka qenë i pranishëm edhe një civil i huaj. Këto ushtarakë dezertorë kanë kërkuar azil në Greqi. Kryeministri grek ishte shprehur më parë se do ti ekstradonin, por mund të vështirësohet ekstradimi i tyre nëse ka ndonjë gjë tjetër në këtë mes. Nëse arrihet në një situatë të tillë kjo do të ishte një skandal ndërkombëtar. Shpresoj që këto informacione të jenë të pavërteta, ndryshe askush nuk do të mund ti jepte përgjigje kësaj.”

Artikulli paraprakHajredin Kuçi në krizë financiare: Me 4 vende pune, ka vetëm 500 euro në bankë
Artikulli vijuesTIKA dërgon në Gazë ndihma mjekësore në vlerë 270 mijë dollarë