Halil Matoshi në mendime: A thu pse Shqiptarët e Maqedonisë e duan Erdoganin?!

Analisti Halil Matoshi thotë se ai nuk e kupton se si shqiptarët e festojnë fitoren e Recep Tayyip Erdoganit.
Ai thotë se e pakuptimtë për të, është festa e shqiptarëve të Maqedonisë.

Matoshi tha se kjo ndoshta bëhet për arsye se shqiptarët e Maqedonisë duan të tregojnë muskuj përballë shtetit maqedonas, duke u rreshtuar përkrah Erdoganit.

“Për mua është ende e pakuptueshme se si shqiptarët e festojnë fitoren e Erdoganit. Nuk mund ta shpjegoj Shkupin dhe Tetovën sepse kanë më shumë qasje emotive se sa racionale. Ndoshta tentojnë të tregojnë para maqedonëve muskuj duke u rreshtuar me Erdoganin. Shqiptarët para se të rreshtohen me Erdoganin mendoj se duhet t’u konevnojë një Turqi moderne, normale dhe demokratike”, ka thënë Matoshi në emisionin “Click” të RTV21.

Artikulli paraprakGodet veterani i UÇK-së Adhurim Krasniqi, ka dy fjalë për Qeverinë e Maqedonisë
Artikulli vijuesMes emigrantëve në Maqedoni ka 9.883 fëmijë pa prindër