Haliti e Zemaj përplasen për vrasjet e pasluftës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti ka akuzuar partnerin në koalicionin qeverisës LDK-në, se njerëzit e tyre kanë kontribuar në akuzat ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
 
Në Rubikon të KTV-së ai tha se këto akuza po e krijojnë Gjykatën Speciale. Megjithatë Haliti theksoi se kjo gjykatë do të shërbejë për pastrim emrash.
 
E Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj thotë se në Kosovë kanë ndodhur vrasje gjatë dhe pas luftës dhe se për këto çështje duhet të ketë drejtësi. Zemaj theksoi se është kërkuar që periudha e hetimit e Gjykatës Speciale të mos jetë vetëm deri në dhjetorin e vitit 2000, por edhe në vitet e mëvonshme.
 
Këtu, ai tha se përfshihet edhe vrasja e axhës së tij, Tahir Zemaj.
 
Ndërkaq kategorikisht kundër themelimit të kësaj gjykate ishte Glauk Konjufca nga Vetëvendosje.kohaislame
Artikulli paraprakRelacione Vllazërore – Mbreti Selman dhe Kryeministri Pakistanez Nawaz Sharif sot në Riad të Arabisë Saudite
Artikulli vijuesTrendi i zbritjeve mashtruese në Kosovë