Selimi e Lushtaku presin vendimin

Ish komandantët e zonës së Drenicës; Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Zeqir e Jahir Demaku, Sahit Jashari, Hysni Thaçi e Avni Zabeli, kanë kaluar më shumë 100 orë në arrest shtëpiak.

Ndërkohë, pala mbrojtëse pret që Gjykata e Apelit, t’iu jap sot vendimin lidhur me masën e arrestit shtëpiak.

Menjëhërë pas arrestit shtëpiak, mbrotja kishe bërë ankesë në Gjykatën e Apelit për rishqyrtim të vendimit. Sipas dispozitave ligjore, Gjykatata e Apelit është dashur që t’iu japë vendimin pas 48 orësh. 48 orë poashtu kanë kaluar edhe ndaj ankesës që për të njëjtin rast ka bërë prokurori Maurizio Salustro, i cili kishte kërkuar paraburgim për shtatë të arrestuarit.

Mbrojtësi i Sylejman Selimit, avokati Tomë Gashi, thotë se edhe pse Gjykata është dashur të japë një vendim pas 48 orësh, beson se mos përgjigja e tyre ka qenë për çështje teknike.

“Presim që Gjykata e Apelit sot të sjellë vendim megjithësë e ka kaluar afatin, por besoj se një gjë e tillë ka ndodhur thjeshtë për shkaqe teknike. Besoj se Gjykata e Apelit ka arsye që t’i aprovojë argumentet e mbrojtjes, dhe mos të ketë arsye ta aprovojë kërkesën e prokurorit”, ka thënë Gashi për Indeksonline.
Nga ana e tij edhe avokati mbrojtës i Sami Lushtakut, Arianit Koci thotë se vendimi mund të jetë shtyrë për shkaqe teknike.
Koci për Indeksonline ka thënë se nuk ka informacione të tilla, lidhur me atë se për çfarë është shtyre vendimi.

“Vendimin ende nuk e kam marrë. Sigurisht pres që atë vendim ta marrë sot ose nesër, besoj se kjo ka ndodhur për shkaqe teknike, për shkak të përkthimit. Nuk kam informacione të tjera. Megjithatë supozoj se mund të jetë për shkak të përkthimit.”, ka thënë Koci.
Prokurori Salustro, pretendon se shtatë personat kanë kryer krime lufte në një qendër ndalimi në fshatin Likovc të Skënderajt.kohaislame

Artikulli paraprakBayern, skuadra më e shtrenjtë në botë
Artikulli vijuesGjermani: Rënie e ndjeshme e popullsisë