Hamas – Izrael: Marrëveshje e mundshme e armëpushimit

Një armëpushim jo-zyrtar ndërmjet militantëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite mendohet se është arritur në Rripin e Gazës.

Raportohet se armëpushimi ka filluar sot, pas disa ditësh të sulmeve vdekjeprurëse.

Militantët kanë gjuajtur më shumë se dhjetë raketa nga Gaza në Izrael, më herët këtë javë, duke lënduar pesë ushtarë izraelitë.

Izraeli u hakmorr me kundërsulme, duke lënë të vrarë të paktën katër militantë palestinezë.

Shkollat izraelite në afërsi të kufirit me Gazën u rihapën sot pasi kishin qenë të mbyllura nga frika se do të kishte edhe më shumë sulme.

Thuhet se Izraeli dhe Hamasi e kanë arritur një marrëveshje të pazyrtarizuar për armëpushim, me ndihmën e Egjiptit.

Ende nuk dihet kohëzgjatja dhe kushtet e marrëveshjes.

Burimet e Hamasit citohen të kenë thënë se grupi nuk dëshiron vazhdim të luftimeve përderisa familjet në Gaza po bëhen gati për festën myslimane.

Artikulli paraprakNational Interest: Lufta e pafund e Uashingtonit
Artikulli vijuesNjëmbëdhjetë të vrarë në pjesë të ndryshme të Irakut