NATO kërkon falje për sulmin në Kunduz

Komandanti i ri i NATO-s në Afganistan, John Nicholson, kërkoi falje për sulmin të kryer nga ana e avionëve të SHBA-së para 5 muajve në spitalin e Mjekëve pa Kufi (MSF) që gjendet në qytetin Kunduz në veri të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

John Nicholson gjatë vizitës së tij në Kunduz u takua me familjarët e të vdekurve në këtë sulm.

Ai i cili tregoi se autoritetet e SHBA-ve më parë kanë kërkuar falje në lidhje me sulmin të bërë në spital, tha se: “Personalisht doja si komandanti i NATO-s të vij në Kunduz, të iu kërkoj falje familjarëve të atyre të cilët u dëmtuan dhe popullit të Kunduzit”.

Nicholson tha se organizata e talebanëve mundohet që përsëri ta destabilizojë Kunduzin, por sipas tij njësitë e NATO-s dhe forcat e sigurisë afgane nuk do ti lejojnë.
Në sulmin ajror të avionëve të SHBA-ve ndaj spitalit të Mjekëve pa Kufi (MSF) para 5 muajve që gjendet në qytetin verior të Afganistanit, Kunduz, humbën jetën 22 persona.

Artikulli paraprakRregullatori nëse dëshiron mund ta pengojë gjuhën e urrejtjes së Nedellkovskit
Artikulli vijuesBrukseli në zi, homazhe dhe 1 minutë heshtje në nder të viktimave (FOTO)